Një parti politike ndan nga 300 denarë, një hamburger, si dhe një shishe ujë mineral për secilin anëtar të familjeve rome, në lagjen “Pero Çiço” të Kumanovës, raporton A1On.
Burimet e njohura të këtij portali, bëjnë të ditur se e gjithë kjo po bëhet për të bindur banorët e kësaj lagjeje të varfër që të dalin në votime dhe të votojnë mu për këtë parti që ka ndërmarrë këtë aksion.