/ Undifined / 26 vjeçarja nga Tërrnoci i madh helmohet me "Domestos"

26 vjeçarja nga Tërrnoci i madh helmohet me "Domestos"

Vajza E.D (26) nga Tërnoci i madh, komuna e Bujanocit është helmuar me tretje për pastrim "Domestos", ku ka qëndruar për disa ditë në spitalin e Nishit.
E.D ndihma e parë iu është dhënë në shërbimin e urgjencës në Bunanoc, pastaj në qendrën spitalore në Vranjë ku edhe është transportuar për në Nish.
"Vajzën në gjendje të vetëdijshme e ka sjellë ndihma e parë dhe pas dhënies së ndihmës së parë, E.D është transportuar urgjent në Vranjë. Tani kam informacion se ajo gjendet në Nish, dhe gjendja e saj shëndetsore është stabile" ka deklaruar drejtoresha e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Lela Jovanoviq, transmeton presheva.com.
Siç mësohet, E.D, gabimisht ka pirë "Domestos", pasi ky lëng ka qenë në shishe të lëngut të freskët për pije.
Kryeshefja e repartit të toksikologjisë në qendrën klinike në Nish, Simonida Sheshkar Stojançev ka thënë se vajza ka pasë dëmtim të lehtë të traktit digjestiv.
Siç ka thënë ajo, nuk ka qenë në rrezik jashtë jete, dhe me kërkesë të prindërve, ajo është liruar në shtëpi. /presheva.com/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post