/ / Skënderbeu ishte pranë, tash shpreson në mrekulli

Skënderbeu ishte pranë, tash shpreson në mrekulli

Skënderbeu ka pësuar me rezultat 1-2 ndaj Dinamo Zagrebit në ndeshjen e parë kualifikuese për fazën grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Elbasan Arena.
Një fillim më i mirë i ekipit mysafir që pati iniciativën në minutat e para të ndeshjes, ndërkohë që loja e nikoqirëve ishte e bazuar në kundërsulme. Soudani e vuri në rrezik portierin Shehi, ndërsa një tentativë drejt portës kundërshtare e bëri edhe Berisha.
Machado ndërhyri në mënyrë të gabuar para zonës së ekipit nga Zagrebi, u ndëshkua me karton të verdhë dhe i dhuroi një gjuajtje të lirë skuadrës shqiptare.
Bledi Shkëmbi ishte fantastik nga gjuajtja e lirë duke e përplasur topin në rrjet dhe duke e kaluar Skënderbeun në avantazh (37’).
Lojtarët nga Zagrebi vazhdonin të sulmonin, por ata nga Korça tregoheshin të fokusuar dhe ishin të rrezikshëm në daljet e tyre.

Megjithatë, përpjekjet e vazhdueshme të Dinamo Zagrebit u konkretizuan me golin e barazimit të shënuar nga El Arbi Soudani (66’).
Mysafirët ishin më bindës në lojën e tyre duke ndërtuar shumë shanse, ndërkohë që futbollistët korçarë donin që përmes kundërsulmeve të ndëshkonin.
Sidoqoftë, loja e mirë e kroatëve u kompletua edhe me golin e fitores, të shënuar nga Josip Pivaric (90’+3).
Kampioni shqiptar do të shpresojë për një mrekulli në ndeshjen kthyese që do ta dërgonte në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ëndrra vazhdon...

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post