/ , / Shqipëria kthen 200 huliganë kroatë në kufi

Shqipëria kthen 200 huliganë kroatë në kufi

Pak orë para nisjes së ndeshjes së parë kualifikuese për fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ku Skënderbeu i Korçës do përballet me Dinamon e Zagrebit, raportohet për kthimin në kufi të mbi 200 tifozëve kroatë, të konsideruar si huliganë nga autoritetet.
Në kuadër të masave të rrepta të ndërmarra për ndeshjen, mësohet se këta tifozë duhet të ishin pajisur me një dokument të posaçëm nga klubi Dinamo i Zagrebit, të cilin asnjë prej 200 tifozëve nuk e dispononte në momentin e kontrollit në pikën kufitare të Hanit të Hotit, transmeton BË.
Mësohet se tifozët ishin organizuar me autobusë, furgona dhe mjete private, por nuk dispononin dokumentet e duhura për të parë ndeshjen e futbollit që do të luhet sot në mbrëmje (e mërkurë) në Elbasan.
Pas konsultave me autoritetet kroate, tifozët u konsideruan nga autoritetet shqiptare si huliganë, duke iu penguar hyrjen në Shqipëri. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post