/ / Shkollat shqipe në Mal të Zi do të përdorin abetaren kombëtare, çfarë presin nxënësit e Luginës?

Shkollat shqipe në Mal të Zi do të përdorin abetaren kombëtare, çfarë presin nxënësit e Luginës?

Zëri i Amerikës, sjell një bisedë me zyrtarin e lartë të Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi, Marash Dukaj, i cili tha se do të të kërkohet ndërhyrja edhe në tekstet e historisë.
“Sikurse edhe në lëndët e muzikës dhe në lëndë të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e të gjitha atyre kërkesave që i kanë në arsim”, ka thënë ai, përcjell koha.net.
“Shkollat tona do të jenë më të pasura me kompjuterë dhe mjete didaktike. Ndërkohë që duhet bërë më shumë për infrastrukturën arsimore”, ka shtuar ai.
Ndërsa në Luginë të Preshevës akoma nuk është deklaruar askush nga Këshilli Kombëtar Shqiptarë se cilën abetare do ta përdorin nxënësit shqiptarë në  këtë rajon.
Vlen theksuar se vitin e kaluar me një muaj vonesë është shpërndarë abetarja nga KKSH dhe  shtëpia botuese “Klett”.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post