/ / Nënkryetari i alternativës për ndryshim: Dera është e hapur për të gjithë

Nënkryetari i alternativës për ndryshim: Dera është e hapur për të gjithë

Nënkryetari i subjektit më të ri Alternativa për Ndryshim z.Mendurim Presheva tregon se në këtë subjekt dera është e hapur për të gjithë. Në intervistën e dhënë për presheva.com z.Presheva shpalos planet e tyre për të ardhmen e këtij subjekti.
Në pyetjet tona ai përgjigjet shkurt dhe qartë duke u sqaruar edhe para opinionit preshevar.
presheva.com : Na tregoni si po ecin punët. pasi jeni në proces të regjistrimit të subjektit tuaj?
Mendurim Presheva : Po është e vërtetë që jemi në finalizimin e regjistrimit të subjketit tonë. Pas kuvendit themelues ligji për regjisitrimin e subjektit politik parasheh 30 ditë afat kohor për mbledhjen e nënshkrimeve dhe kompletimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e subjektit politik.
Ne jemi organizuar mirë për këtë proces , jemi përgaditur teknikisht. dhe kemi mbledhur mbi 1100 nënshkrime brenda 3 ditëve. pasi ligji parashesh 1000. Pas këtij procesi ne i kemi dorëzuar në Ministri në Beograd dhe këto ditë kemi marrë sinjalin e parë pozitiv. Ata na kanë dërguar një kërkesë për ti përmirësuar disa gabime tona që i kemi bërë dhe këto ditë menjëherë do ti dorëzojmë në Beograd dhe shumë shpejt besojmë se do të regjistrohemi si parti politike.
Vlen të theksohet se kemi ndërtuar konktatet me disa ambasada të huaja në Beograd, si me ambasadën e shtetit Shqiptar, Zvicrrën, ku kemi pas drekë pune me ambasadorin zvicerran, gjithashtu me ambasadën Turke ku ambasadori Bozay ka shpreh interesim të posaçëm rreth subjektit tonë.
presheva:com : Si e përshkruani atmosferën tek Alternativa pasi shumica jeni të rinj ?
Mendurim Presheva : Më besoni , atmosfera aty është si të jesh në një familje, ku të gjithë shprehin mendimin e tyre, vlerësohet mendimi i secilit dhe ideja për ndryshim.
Gjatë shumë mbledhjeve tona kemi rast që deri në 3 orë kemi kaluar pa pauz. mbledhje të cilat cdo javë mbahen brenda kryesisë, pasi jemi të vetëdijshëm se çfar pune dhe obligim i gjatë na pret.
presheva.com : Na keni thënë se shumica jeni të rinj, intelektual të rinj dhe jo të angazhuar më herët në ndonjë subjekt tjetër ?
Mendurim Presheva : Është e vërtetë që shumica në kryesi jemi persona që nuk kemi qenë të angazhuar në subjekte tjera, por duke e pasur parasysh vendin se ku jetojmë , edhe nëse nuk kemi qenë direkt në ndonjë subjekt tjetër lidhja farefisnore, shoqëria apo diqka tjetër na ka bërë pjesë në mënyrë indirekte në ndonjë subjekt tjetër.
Por, nuk mund të themi se të tjerët nuk mund të kyçen tek ne.
Unë i them të gjithëve se tek ne e kanë derën e hapur të gjithë.
Të gjithë ata që mendojn ndryshe nga këta politikan që veprojnë vite me radhë në Preshevë, që po ti pyesesh se çka kanë bërë deri tani ? Përgjigjen shumë të thjesht do ta keni: Ata janë pasuruar personalisht. familjarisht etj.
Të korruptuar deri në fund. Të familjarizuar në çdo konkurs për vende pune. në çdo tender, në çdo gjë.
Jemi ne ata që do ti themi stop këtyre njerëzve të pangopur. jemi ne ata që do ta bëjmë ndryshimin. dhe ti dergojmë në pension këta njerez që po bëjnë me veprat e tyre shpërnguljen e djemve dhe vazjave tona. kanë shkatërruar çdo gjë në këtë vend. Ne jemi pa siguri, pa shëndetësi, pa ekonomi, pa asgjë. Këta kanë shkatërruar jetën e njerëzve këtu, njerëz të dijshëm dhe të suksesshëm e kanë vendin këtu në Preshevë, e jo të ikin në rrugë pa fund në gurbet. në Kosovë, Shqipëri etj
presheva.com: pasi jemi në fund . cili është mesazhi juaj për opinion preshevar ?
Për fund, ju uroj juve presheva.com për punën tuaj. pasi jeni i vetmi portal i infornimit që jeni të gjithanshëm dhe i jepni hapsirë të gjithëve…
Mesazhi im dhe i subjektit tim është: I bëj thirrje sëpari subjekteve në Preshevë si Pdsh dhe Pvd . i dërgoj mesazh dhe i them se ne sapo kemi filluar punën tonë, nuk do na ndal asgjë, as kërcënimi, as fyrja , as fjalët qe i thoni për ne.
Ne jemi ata që do t`ia ndryshojmë jetën qytetarëve tonë, qoft me çdo sakrific që kërkohet nga ne, pasi ia kemi borxh këtij vendi, vëllezërve tanë, motrave tona, si dhe prindërve tanë.
I them të gjithë opinionit Preshevar. i premtoj dhe i garantoj se jemi zëri i popullit. jemi zëri i atyre që mendojnë ndryshe. jemi të pastër, të ndërgjegjshëm, të moralshëm dhe asgjë tjetër. Ne jemi në rrugën drejt ndryshimeve, rrugën drejt fundit të kësaj udhëheqësie që po përsëritet vite e vite me radhë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post