Pavarësisht se në videon e re të Ritës ka edhe skena ku kosovarja mbështjellët me flamurin britanik, ajo krejt në fillim i thotë Chris Brown se është nga Kosova
Rita Ora përsëri i ka bërë një promovim Kosovës.
Kjo për shkak se këngëtarja e ka përmend Kosovën ne fillimin e klipit që e lansoi sonte para kohe, “Body on me”.
Kënga është bërë subjekt i shumë mediave ndërkombëtare pasi që ajo është bërë me Chris Brown, ish të dashurin e Rihannas.
Për këtë këngë ka pasur edhe një reagim të këngëtares nga Barbadosi e cila e kritikoi Ritën për bashkëpunimin me ish të dashurin e saj, i cili e pat rrahur keq Rihannan pas ndarjes se çmimeve Grammy.