/ / Prekëse, nëna e verbër ”sheh” djalin për herë të parë (Video)

Prekëse, nëna e verbër ”sheh” djalin për herë të parë (Video)

Kjo zonjë e brishtë, është në pritjen e fëmijës së saj.
Megjithatë Tatiana nuk do të mund ta shoh ndoshta me sytë e saj asnjëherë fëmiun e saj që do të lind, pasi ajo është e verbër.
Por doktori i saj David,  duke ditur gjendjen e nënës Tatiana, i bëri një befasi shumë të këndshme, për fëmijën e saj të dytë.
Ajo ishte një dhuratë e mrekullueshme që vetëm nëna mund ta besoj atë ndjenjë, kështu mjeku i mundësoi pacientës së saj të verbër ta ”prekë” vogëlushin ende pa lindur pasi që nuk mund ta shihte dot nga syri i ultrazërit.
Kjo mami u emocionua jasht mase, kur doktori ia përshkruante pamjen e djalit të saj të pagëzuar me emrin Murilo, por ajo çfarë e bëri më prekëse ishte momenti kur ajo kuptoi që mjeku i saj i solli një ”mini-skulpturë” prej allçije e që ishte struktura e djalit të saj në momentin kur ajo u kontrollua përmes ultrazërit.
Me anë të kësaj video-je janë organizuar edhe disa fushata sensibilizuese për nënat që janë në gjendje të tillë, në mënyrë që t’iu  ofrohet mundësia nënave të verbëra për të parë fëmijët e tyre në një mënyrë të veçantë, shkruan Theinspirationroom.com 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post