/ / QSA mbajti eventin “Get together 2015”

QSA mbajti eventin “Get together 2015”

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit mbajti eventin Get together me anëtarësinë e gjerë, kontribues vendorë, bashkatdhetarë që punojnë e veprojnë në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore, donatorë, aktivistë, anëtarë të kryesive të gjashtë Qendrave të saj etj. Ky event realizohet veçmas nga çdo Qendër e QSA-së në shtetet ku veprojnë ato, mirëpo kësaj radhe Presheva e pati fatin të ishte nikoqirja e këtij eventi, ku morri pjesë i tërë Korpusi i QSA-së, tashmë me gjashtë Qendrat e tij.
Qëllimet e organizimit të këtij eventi ishin:
- takimi tradicional vjetor me anëtarësinë e gjerë të QSA-së
- prezantimi i aktiviteteve të realizuara brenda një viti
- shpalosja e planit dhe programit vjetor të punës së Korpusit të QSA-së
- këmbimi i ideve dhe propozimeve me pjesëmarrësit me qëllim të avancimit të mëtejmë të punës së QSA-së, për t’iu shërbyer sa më mirë grupeve qëllimore të saj.
Në këtë eveniment morrën pjesë numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh dhe kontribues nga vende të ndryshme, që me prezencën e tyre i dhanë gjallëri këtij eventi.
Të pranishmëve fillimisht iu drejtua sekretari i përgjithshëm i QSA-së ark. Mustafë Kamberi, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për prezencën e tyre në Get together, përkundër kohës së kufizuar të qëndrimit të bashkatdhetarëve tanë në vendlindjet e tyre. Ai çmoi lartë nivelin e solidaritetit dhe përkrahjes që janë duke e dhënë të gjithë kontribuesit, e në veçanti bashkatdhetarët tanë, që janë duke e dhënë maksimumin për të përhapur dhe jetësuar idenë e solidaritetit gjithandej. Gjatë fjalimit të tij, sekretari Kamberi shpjegoi vizionin e QSA-së, si një Organizatë serioze me përmasa ndërkombëtare, adresë për t’u drejtuar për përkrahje dhe për të dhënë kontributin, gjithsecili që ka vullnet për të qenë në shërbim të kategorive të ndryshme në nevojë në vendet tona.
Nga ana e kryetarit të QSA Preshevë dr. Lejlan Sadiku, u bë një prezantim kronologjik i projekteve dhe aktiviteteve, si dhe qëllimeve të realizimit të tyre. U analizuan nevojat në terren të popullatës sonë, shkallën e lartë të papunësisë dhe gjendjes së vështirë socio-ekonomike të popullatës sonë, në anën tjetër projektet e implementuar dhe të arriturat e deritanishme, si dhe çështjet në të cilat duhet të intervenohet, të cilat QSA tashmë i ka vënë si synime afatshkurte dhe afatmesme të veprimtarisë së saj të ardhshme.
Gjatë prezantimit të tij, dr. Lejlani spikati disa momente të veçanta, që e rrumbullaksojnë dhe e plotësojnë mozaikun e punës së QSA-së.
Fajlën e rastit e morrën kryetarët (nënkryetarët) e të gjitha Qendrave të QSA-së që gjenden me pushime në vendlindje, për të përshëndetur të pranishmit dhe për të shpalosur historikun e çdo Qendre dhe mënyrën e funksionimit të tyre përkatësisht në çdo shtet, si dr. Lejlan Sadiku – kryetar i QSA Preshevë, dr. Orhan Musliu – kryetar i QSA Zvicër, Hafëz Hajrullahu – kryetar i QSA Belgjikë, Baki Ukshini – kryetar i QSA Kumanovë, Sefedin Fejzullahu – nënkryetar i QSA Austri.
Sipas agjendës së eventit, pati edhe diskutim të hapur me të pranishmit, ku u evidentua QSA me punën e saj ka arritur të avokojë vetëm sferën humanitare, duke e ngritur zërin se brenda shoqërisë sonë ekzistojnë kategori sociale me varfëri të skajshme, me të cilat QSA është marrë që nga themelimi i saj dhe ka arritur të sanojë vetëm rastet më ekstreme.
Gjatë diskutimit pati propozime për avancimin e mëtejmë të punës së QSA-së, duke punuar edhe më shumë me Departamentin e avancimit, që lidhet edhe me vetë emrin e QSA-së. Poashtu u theksua nevoja e përpilimit të statistikave të ndryshme që do të përdoren si parametra të saktë, për të paraqitur gjendjen ekonomike e sociale sa më reale dhe të dokumentuar me fakte statistikore.
Nga të pranishmit u premtua që do të ketë një angazhim edhe më të madh në përhapjen e idesë së solidaritetit, për shkak të nevojave të mëdha në terren, për t’ua zgjidhur problemet akute familjeve në nevojë në vendin tonë.
Korpusi i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit
Mustafë Kamberi, sekretar i përgjithshëm

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post