/ / Poezitë e Luan Maloku nga Presheva përkthehen edhe në gjuhën angleze

Poezitë e Luan Maloku nga Presheva përkthehen edhe në gjuhën angleze

Kohët e fundit poeti Luan Maloku nga Miratoca e komunës së Preshevës është mjaft produktiv. Sukseset e tij në fushën e krijimeve poetike janë evidente me botime të njëpasnjëshme të librave të tij me poezi.
Poezitë e Malokut u përkthye edhe në gjuhën angleze dhe atë me dy përmbledhje poezish, në të cilat ngjeshët bukur motivi i dashurisë, shkruan Titulli.com
Përkthyesi i këtyre dy librave me poezi shkrimtari, Jeton Kelmendi ndjehet i gëzuar për përkthimin e këtyre dy vëllimeve poetike të cilat i ka cilësuar me vlera të avancuara artistike.
Librat me poezi të përkthyera në gjuhën angleze titullohen: “Shumë afër të ndjej” (I feel you so close) dhe “Pesha e dëshirës” (The weight of wish).
Sipas redaktorit të librave, shkrimtarit Bilall Maliqi “libri i parë me poezi i Luan Maloku, poet tanimë i njohur, i cili deri më tani ka botuar shtatëmbëdhjetë vepra letrare, kryesisht me poezi dhe Antologji poetike.
Ai nuk është i njohur vetëm për lexuesin shqiptar, por edhe për lexuesin rumun dhe tani për të gjithë ata që e kuptojnë dhe e flasin gjuhën zyrtare të botës, anglishten.
Dyzetë  poezitë e përzgjedhura, disa të botuara nëpër librat paraprakë me poezi e disa sosh edhe nga dorëshkrimi me titull “ Shumë afër të ndjej”, ku në të shumtën e rasteve janë lirika të dashurisë, të shkruara me ndjesi poetike.
Poezitë e Luanit janë të drejtpërdrejta të rrjedhshme për lexim dhe kanë lidhshmëri vargu me varg, kanë semantikën e tyre, kanë mesazhin dhe figuracionin e duhur poetik, gjë që të gjitha këto e bëjnë poezinë e Luanit të rregulluar konform rregullave bazë të ndërtimit të poezisë.
Kur jemi te lirika e dashurisë mund të themi lirisht se poeti ka një degdisje të dashurisë, qoftë dashuri zemrash, dashuri prindërore apo dashuri për atdheun e tij të lënë në mëshirën e fatit, e që Luani me anë të vargjeve proteston ashpër para atyre kryesve të këtyre padrejtësive të panumërta.
Ndërsa për librin tjetër me poezi shprehet : “Rrugëtimi poetik i Luan Malokut nuk ka të ndalur, ai edhe më tej vazhdon të shpërfaqë ide poetike, gjetje të reja motivuese, të cilat i vesh me një stil të veçantë, me një origjinalitet të theksuar, me lidhshmëri të bukur të vargjeve, duke shtresuar ngjarje me rëndësi jetësore në të gjitha segmentet e jetës shoqërore të këtij nën qielli dhe më gjerë.
Gama motivuese e Luanit është gjithëpërfshirëse si në aspektin e jetës, dashurisë, e cila edhe në këtë libër ka shtrirje më të gjerë, por edhe me hallet e dertet e popullatës sonë, e cila është e lënë pas dore gati në çdo aspekt të jetës. 
Vlen të theksohet se libra të përkthyer janë mjaft deficitar, andaj këto dy përmbledhje poezish të përkthyera në gjuhën angleze i bëjnë nderë letërsisë së Luginës së Preshevës në veçanti dhe letërsisë shqiptare në përgjithësi./Titulli.com/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post