/ / Gabimi që bëjmë me furçën e dhëmbëve!

Gabimi që bëjmë me furçën e dhëmbëve!

Furça e dhëmbëve është një objekt me të cilin ne duhet të bëjmë shumë kujdes. Shpesh ne e lëmë atë në një ambent me furçet e tjera pa menduar se ajo mund të mbledhë shumë baktere.
Një studim i ri për pastërtinë e tualetit i bërë nga Shoqëria Amerikane e Mikrobiologjisë, tregon mbi taktikat e ruajtjes së furçës së dhëmbëve. Studimet tregojnë se kur studentët e universitetit përdorin një tualet të përbashkët, furçat e tyre të dhëmbëve ndajnë shpesh të njëjtët bakterie të grupit fekal. Një situatë e tillë mund të ndodhë edhe në tualetin e shtëpisë, në një familje të zakonshme.
“Të përdorësh një mbrojtëse për furçën e dhëmbëve nuk e mbron atë nga bakteret, por krijon një mjedis ku bakteriet rriten më shpejtë, duke mos lejuar furçën e dhëmbëve të thahet pas përdorimit”, thotë Laura Aber, pjesë e ekipit të studimit.
Shoqata amerikane e dentistëve rekomandon që të vendosni furçën e dhëmbëve në një pozicion të përshtatshëm ajrimi, që të mos prekë furçat e tjera. Por çelësi kyç për të reduktuar përhapjen e mikrobeve është pikërisht tualeti juaj. Mbyllja e kapakut të tualetit pas nevojave, është thelbësore, duke mos lejuar që mikrobet të përhapen deri tek furça juaj apo gjithçka tjetër në tualet.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post