/ / Raincë, mbytet në pishinë 12 vjeçari nga Letovica

Raincë, mbytet në pishinë 12 vjeçari nga Letovica

12 vjeçari Ibrahim Saqipi nga Letovica e Komunës së Bujanocit humbi jetën sot (e shtunë) derisa po lahej në pishinën “Aqua Park” në fshatin Raincë.
Sipas familjarëve ngjarja ka ndodhur pas orës 15h, në pishinën në fjalë ku edhe ishte provuar reanimimi, por pa rezultate.
Më pas dymbëdhjetë vjeçari është dërguar drejt shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, ku vetëm se është konfirmuar vdekja e të riut.
I ndjeri në pishinë kishte shkuar me shokë dhe të afërm. Ibrahim Saqipi, i lindur më 23.09.2003, këtë verë kishte përfunduar klasën e pestë në shkollën fillore “Ali Bektashi” në Letovicë.
Siç i kanë thënë familjarët portalit informativ Titulli.com, varrimi i të riut do të bëhet të dielën (26 korrik 2015), pas namazit të drekës në varrezat e fshatit Letovicë. /Titulli.com/


about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post