/ / QSA gjatë muajit Ramazan shpërndau 900 pako për familjet ne nevojë

QSA gjatë muajit Ramazan shpërndau 900 pako për familjet ne nevojë

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë me rastin e muajit të Ramazanit, gjatë gjithë këtij muaji të Shenjtë, bëri shpërndarjen e rreth 900 pakove ushqimore e higjeniko-sanitare në kuadër të projektit “Shporta e Ramazanit” për vitin 2015.
Qëllimi i projektit është furnizimi i familjeve në nevojë në Luginë të Preshevës me artikujt elementarë ushqimorë e higjeniko-sanitarë, për periudhën e Ramazanit, duke zbutur kështu situatën humanitare të familjeve përfituese dhe duke ua lehtësuar kryerjen e agjërimit të Ramazanit.
Përmes projektin kanë përfituar familjet me gjendje më të vështirë socio-ekonomike në vendbanimet e komunës së Preshevës dhe Bujanocit, të cilat janë përzgjedhur në bazë të gjendjes së tyre ekonomike e sociale.
Projekti u realizua në mbështetje të donatorëve të ndryshëm nga vende të ndryshme të mbarë Europës. Në varësi të donatorit, ishin përgatitur edhe shportat e Ramazanit me përmbajtje të ndyshme. Donatorët e projektit kanë qenë kryesisht partnerë të QSA-së që i mbështesin rregullisht projektet tona, partnerë të Qendrave tona në Gjermani e Austri, si dhe një bashkatdhetar nga komuna e Bujanocit me qëndrim në Zvicër, i cili është kontribues i rregullt në QSA Preshevë. Vlen të përmendet fakti që ka patur edhe raste të qytetarëve, të cilët janë paraqitur në zyrat e QSA-së në Preshevë dhe kanë financuar një numër të caktuar të pakove ushqimore, apo të kenë kërkuar lista emërore të familjeve, të cilat ata vetë i kanë mbështetur gjatë Ramazanit.
Në varësi të donatorëve, QSA bëri edhe kategorizimin e përmbajtjes së pakove të Ramazanit, varësisht sipas gjendjes humanitare e sociale të familjeve përfituese, ku u ndanë në tre kategori. Kështu, patëm përmbajtje të pakove ushqimore me vlerë 30 euro, 20 euro dhe 10 euro.
Përmes këtij projekti, familjeve përfituese iu shpërdanë artikujt kryesorë ushqimorë, si miell, vaj, sheqer, krip, oriz, fasule, makarona etj., pa lënë anash dhe artikujt higjenik si detergjent, shampo e sapuna.
QSA është duke e realizuar këtë projekt në mënyrë tradicionale dhe nga viti në vit, sa vie e zgjerohet ky projekt. I njejti projekt është realizuar edhe në rrethinën e Kumanovës dhe të Likovës nga ana e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit, përmes të cilit kanë përfituar 50 familje me gjendje të vështirë ekonomike e sociale, të mbështetur nga një organizatë partnere e QSA-së në Austri.
QSA ishte moblizuar me tërë potencialin e saj që ky projekt të realizohet sa më me sukses, duke arriur kështu të trokasë në dyertë e pothuajse çdo familjeje në nevojë, në të gjitha vendbanimet e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, me theks të veçantë edhe fshatrat më të thellë të malësisë së Preshevës dhe Bujanocit, ku gjendja ekonomike e sociale në këto vendbanime është mjaftë e vështirë.
QSA në emër të saj dhe të familjeve përfituese falënderon të gjithë donatorët e projektit, që mundësuan realizimin e projektit “Shporta e Ramazanit 2015”, përmes të cilit u begatuan sofrat e iftareve të familjeve të Luginës, duke u lutur Zotin e Plotëfuqishëm që t’i shpërblejë me shpërblimet e Tij të larta.
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Preshevë
Departamenti i Solidaritetit

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post