/ / Fillon sezona e dasmave, mërgimtarët i organizojnë ato në vendlindje

Fillon sezona e dasmave, mërgimtarët i organizojnë ato në vendlindje

Presheva, në këto ditë të nxehta të korrikut është gjallëruar dukshëm kjo edhe për efekt  të ardhjes në masë të mërgimtarëve kryesisht atyre  nga vendet europiane.
Qyteti ka marr një pamje tjetër sepse është rritur volumi i komunikimit dhe kjo gjendje vërehet kudo duke filluar nga komunikacioni ,tregu, shtimi i klientelës.
Një pjesë e mërgimtarëve në vendlindje kanë ardhur duke shfrytëzuar rrugët tokësore, ndërsa pjesa tjetër komunikacionin ajror.
Më të shumtët janë mërgimtarët nga Zvicra  që janë dukur në vendlindje, por nuk mungojnë edhe ata nga vendet e tjera europiane.
Me ardhjen e mërgimatrëve në këtë periudh të vitit padyshim se lidh edhe faktin e parapregatitjes që një pjesë e mirë e tyre bëjnë për organizimin e dasmave.
Dasmat dhe gëzimet e tjera familjare  mërgimtarët e Preshevës pavarsisht faktit që prej vitesh jetojnë jashta vendlindjes vazhdojnë t’i organizojnë në Preshevë edhe atë kryesisht gjatë muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht.
Lugina ka një mërgat të fuqishme në vendet europiane dhe tejoqeanike e cila nëse motivohet të investoj në vendlindje padyshim që do ketë një inpakt zhvillimor dhe do të ndikoj pozitivisht në daljen nga stanjacioni ekonomik apo kriza që mbizotron viteve të fundit.
Edhe pse mungojn statistika burimore të numrit të Luginasve që jetojnë dhe punojnë në vendet perëndimore supozohet se më shumë se njëzetmijë qytetar me origjinë nga Lugina (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) jetojn dhe punojnë prej dekadash të shpërndar anë e kënd globit. /Kjo eshte Presheva Jone/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post