/ / Lotët e vogëlushit shkaktojnë valë zemërimi në internet

Lotët e vogëlushit shkaktojnë valë zemërimi në internet

Një djalosh nga Siria i cili është rrahur në mes të rrugës nga pronari i një restoranti në Turqi, ka shkaktuar një valë të zemërimit në mediat sociale, shkruan “Kjo eshte Presheva Jone”.
Fotografitë e refugjatit sirian, i cili shiste facoleta në rrugët e qytetit të Izmirit, kanë shkaktuar reagime të ashpra pas sulmit të djeshëm, transmeton Kjo eshte Presheva Jone.
Pas sulmit në sheshin Basmane të Izmirit, janë postuar në internet fotografitë e të riut të identifikuar si Ahmed Hamdo Abeyd, ku shihet duke qarë me hundë të përgjakura.
Rasti dhe fotografitë e postuara të refugjatit nga Siria kanë zgjuar interesimin edhe të kryeministrit turk Ahmet Davutoglu, i cili ka kërkuar nga kreu i partisë të gjejë djaloshin në mënyrë që të mund të kujdesen për të.
“Unë thjesht po shisja facoleta. Në momentin kur po i shisja një pako me facoleta një zonje, ai më tërhoqi zvarrë dhe filloi të më godasë. Ai gjatë tërë kohës shkelte mbi mua”, ka deklaruar Ahmed për të përditshmen turke “Hurriyet”.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post