/ / Mediat Serbe: Kufiri në shënjestër që të destabilizohet Bujanoci dhe Presheva!

Mediat Serbe: Kufiri në shënjestër që të destabilizohet Bujanoci dhe Presheva!

Luftëtarët e Abu Bakir Al-Bagdadit siç shkruan gazeta serbe “Alo”, ka kohë që kanë arritur në Kosovë. Sot askush nuk e di sa janë në numër, por siç shkruan kjo gazetë sipas burimeve të saj gjenden dy qendra stërvitjeje.
Këto informacione në jug të Serbisë kanë ardhë nga ana tjetër e kufirit, të cilën javët e fundit e ruajnë një numër i madh i xhandarmerisë serbe, policisë dhe ushtrisë.
“Përveç që i stërvitin për aftësi luftarake dhe armë, në këto qendra po pregaditen terrotistët që kanë për detyrë të provokojnë në linjën administrative drejt Bujanocit dhe Preshevës, duke destabilizuar jugun e Serbisë” shkruan kjo gazetë duke iu referuar burimeve të saja.
“Jemi shumë. Së bashku me forcat e rregullta në jug, gjysma e xhandarmerisë me armatim të kompletuar janë stacionuar nga Vranja për në veri, nëpërmjet Bujanocit dhe Preshevës, deri tek Maqedonia në jug. Në këtë hapsirë të gjatë 117 kilometra as një zog nuk mund të fluturoj” shkruan gazeta.
Situatës së sigurisë jo vetëm në jug të Serbisë por edhe më gjerë i jep baza ushtarake “Jug” që gjendet jo larg Bujanocit. E vendosur në hapsirë prej 35 ari dhe me 66 objekte, në çdo moment mund të vendosen rreth 1000 ushtarë me pajisje speciale dhe me të gjitha mjetet teknike. Sipas kësaj gazete, kjo bazë ushtarake, prej vitit 2009 prej kur edhe është hapur, është bërë faktor stabiliteti në jug të Serbisë dhe regjion.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post