/ / Këto të drejta janë për serbët e Kosovës!

Këto të drejta janë për serbët e Kosovës!

Dialogu i Brukselit midis Beogradit e Prishtinës do të mund të vazhdojë pas dhjetë ditësh.
Deri atëherë do të zhvillohen konsultime me të dy palët dhe nëse vlerësohet se do të mund të nënshkruheshin marrëveshjet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe telekomunikacionin, do të mbahet takimi i ri i dy kryeministrave, Isa Mustafës dhe Aleksandar Vuçiqit, citon e përditshmja e Beogradit “Danas” burime të afërta me ekipet negociatore.
Kjo gazetë, transmeton Koha.net, citon burime anonime, sipas të cilave përveç mospajtimit rreth asaj nëse të punësuarit në Asociacionin e Komunave Serbe, përkatësisht të administratës janë nëpunës shtetëror, siç konsideron Beogradi, ose jo, siç vlerëson Prishtina, rreth kësaj teme është arritur marrëveshja.
Gazeta shton se “burimet tona theksojnë se sipas propozimit të BE-së, që është miratuar nga të dy palët, Asociacioni duhet të ketë stemën e vet, pastaj kuvendin, i cili merr vendime të detyrueshme për anëtaret e Asociacionit, kryetarin që e përfaqëson në Kosovë dhe jashtë Kosovës, si dhe zëvendësin e tij, pastaj këshillin 30 anëtarësh, si organ politik që do të përbëhej nga kryebashkiakët, përfaqësuesit e KOS (Kishës Ortodokse Serbe), personalitet e shquara të mjediseve serbe.
Propozimi, siç marrim vesh, parasheh që AKS të ketë këshill ekzekutiv ose bord shtatë anëtarësh që do të kishin resoret e veta dhe ky organ do të merrte vendime me rëndësi për funksionimin ditor të AKS-së”, shkruan “Danas”.
Po sipas kësaj gazete, parashihet AKS-ja të ketë administratën e Asociacionit (Bashkësisë – siç e quajnë serbët), që udhëhiqet nga shefi i cili i përgjigjet bordit, përkatësisht këshillit ekzekutiv. Të punësuarit, sipas marrëveshjes, do të merrnin pagat nga AKS që do të financohej nga të hyrat vetjake, komunat dhe pushteti qendror. Burimet e afërta me ekipin negociator serb theksojnë me shumë rëndësi faktin se AKS-ja ka fituar të drejtën e financimit të pakufizuar nga Serbia. Po ashtu parashihet që AKS të lirohet nga pagesa e tatimit, doganës, tagrat dhe taksat.
“Danas” thekson se marrëveshja për telekomunikacionin është harmonizuar në të gjitha pikat, por Prishtina ka hezituar të japë nënshkrimin në marrëveshje me arsyetimin se do të nënshkruaj gjithë pakon e temave.
Marrëveshja për telekomunikacionin, sipas kësaj gazete, nënkupton që Kosova të marrë numrin thirrës për rajonin gjeografik, që të formohet një kompani e re që do të ishte “e bija” e kompanisë “Telekom”, ndërsa e gjithë pasuria e Telekomit në Kosovë do të ishte në pronësi e kësaj bije të firmës, thirrjet do të jenë pa shpenzime shtesë, ndërsa njerëzit nga Kosova të gjithë numrat në Serbi do t’i thërrisnin pa tri shifrat thirrëse. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post