Antalyaspor synon që në të ardhmen ta transferoj në skuadër yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Antalyaspor po tregohet e fortë në këtë afat kalimtar. Klubi turk ka transferuar Samuel Eto’on nga Sampdoria, derisa është afër të arrij marrëveshje edhe me Ronaldinhon.
Por, klubi turk ka edhe ambicie më të mëdha. Antalyaspor synon që në të ardhmen ta transferoj në skuadër yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
"Unë shpresoj që presidenti i ardhshëm, që do të vijë pas meje, do të jetë në gjendje të sjellë Messin në Antalyaspor brenda 5 viteve," ka deklaruar presidenti i klubit turk, Gultekin Gencer për LigTV.