/ / Kapet sasi e madhe e barërave kontrabandë nga Presheva për Nish

Kapet sasi e madhe e barërave kontrabandë nga Presheva për Nish

Doganierët në bashkëpunim me policinë gjatë kontrollimit të detajuar në afërsi të Preshevës kanë ndaluar tentim kontrabandë me sasi të mëdha të barërave.
Barërat deri në Nish ka tentuar ti kontrabandoj ZH.N nga Prokupla, i cili është ndaluar në rrugën lokale, në dalje të autostradës Shkup – Beograd.
Ai kishte thënë policisë se po transporton pije.
Pas kontrollimit të detajuar, është gjetur se ai në veturë pick-up po transporton barëra me akciza të huaja pa kurrfarë dokumentacioni.
Ndër barërat e gjetura, si psh 12.000 tableta “Sintrom 4″ i cili përdoret për terapi për parandalimin e trombit, ky bari nuk është regjistruar në Serbi dhe shitja e tij është e ndaluar, andaj edhe mund të gjendet vetëm në “tregun e zi”.
ZH.N ka thënë se këto barëra i ka marrë nga një person i panjohur në Preshevë dhe ka pranuar se i ka transportuar deri në Nish për shitje të mëtutjeshme.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post