/ / Ja qendra kolektive ku do të qëndrojnë refugjatët (VIDEO)

Ja qendra kolektive ku do të qëndrojnë refugjatët (VIDEO)

Migrantët nga shtetet e Afrikës dhe lindjes së afërt që hyjnë në Serbi, stacionin e parë e kanë Preshevën. Ata aty qëndrojnë disa ditë për t’u pajisur me dokument i cili i lejon të qëndrojnë 72 orë në Serbi për të kërkuar azil.
Rreth stacionit policor në Preshevë çdo ditë shihen me qindra shtetas të huaj emigrant duke qëndruar me ditë të tëra për tu pajisur me dokumente.
Në pregaditje e sipër është qendra kolektive e cila ndodhet në ish ndërtesën e fabrikës së duhanit në stacionin hekurudhor të Preshevës ku do të sistemohen të gjithë emigrantët e huaj.
Kjo qendër do të jetë pranuese dhe vendqëndrim i përkohshëm i migrantëve që hyjnë në territorin e Serbisë.
Aty ata do të marrin ushqim dhe ata që kanë nevojë edhe ndihmë mjeksore. Ka vend të posaçëm edhe për gratë me fëmijë të vegjël.

Kamera e Presheva.com ju sjell disa foto nga kjo qendër pritjeje.


about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post