/ / Shi deri të mërkurën, pastaj deri 30 gradë celsius

Shi deri të mërkurën, pastaj deri 30 gradë celsius

Nga dita e hënë deri të mërkurën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të freskëta të ajrit të cilat do të kushtëzojnë mot me vranësira të dendura dhe intervale me diell.
Vranësirat vende- vende do të shoqërohen me riga shiu.
Temperaturat minimale në vise të larta do të lëvizin nga 8C -10C celsius, kurse maksimalet e ditës nga 17C -19C celsius. Kurse në viset e ulëta temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10C-12C, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23C -26C celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s.
Nga dita e enjte e deri të dielën do të vijnë masat e ngrohta të ajrit nga ana jugperëndimore e Kontinentit me ç’rast do të ketë ngritje të vlerave të temperaturave maksimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11C-13C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27C-29C celsius.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post