/ / Fëmijët kosovarë, dy herë më të trashë se fëmijët zviceranë

Fëmijët kosovarë, dy herë më të trashë se fëmijët zviceranë

Fëmijët, prindërit e të cilëve janë nga Italia dhe Kosova, janë më shumë se dy herë me mbipeshë se sa fëmijët nga prindërit zviceranë.
Kështu të paktën thuhet në një studim të mjekut nga Gjeneva Per Bo Mahler, që e ka realizuar në bashkëpunim me hulumtuesit e dy universiteteve zvicerane.
Për këtë qëllim ai kishte hulumtuar mbipeshën e 8000 nxënësve të Gjenevës në klasat e dyta, të pesta dhe të teta. Ai i krahasoi rezultatet jo vetëm me origjinën e prindërve, por edhe me profesionin dhe të ardhurat e tyre. Këtu, ai gjeti një lidhje: Familjet punëtore kanë më shpesh fëmijë më të trashë, menaxherët më pak.
Origjina nuk ndikon drejtpërdrejt në mbipeshën e fëmijëve. Nga këndvështrimi im, trashja nuk ka asgjë të bëjë me përkatësinë si të tillë, por sidomos me statusin social.
Doktori ka marrë shembull familjet nga Kosova, që sipas tij, shpesh kanë një nivel të ulët të shkollimit, po edhe me të ardhura të vogla. „Kjo ka një ndikim negativ në dietën e fëmijëve”, thotë Per Bo Mahler..
Sipas doktorit, familjet më të varfra shpesh fitojnë pak, sa që të dy prindërit janë të detyruar të punojnë në disa vende pune dhe  kanë pak kohë për t’u kujdesur për të ushqyerit dhe aktivitetin fizik të fëmijëve.
„Fëmijët janë shpesh të vetëm dhe hanë shumë ëmbël dhe yndyrshëm”, citon 20min doktorin.
Ai ka nisur fushatën për promovimin e aktivitetit fizik te fëmijët, duke ofruar këshilla për të ushqyerit e mirë.
Per Bo Mahler mendon se duhet të paguahen më mirë njerëzit për punën e tyre.
„Kjo do të jetë një masë e guximshme dhe efektive kundër mbipeshës”, thotë Per Bo Mahler.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post