Një femër në Britaninë e Madhe vuan nga një sëmundje vërtet e rrallë: ajo nuk arrin të mbyllë sytë. Dawn Knight bëri një lifting fytyre për të zhdukur rudhat por pasojat e operacionit ishin fatale për të.
Që prej 2012 kur kreu operacionin ajo nuk mund të mbyllë më qepallat për shkak të një gabimi të mjekut.
Megjithatë kirurgu që e operoi nuk u dënua për ngjarjen.
Ai tha se ishte i falimentuar dhe nuk kishte mundësi ta dëmshpërblente 47-vjeçaren.
Për të fjetur normalisht as nuk bëhet fjalë për britaniken.Ajo aplikon lotë artificialë natën për të fjetur dhe lyen sytë me një pomadë e cila errëson shikimin e saj.
“Kam menduar shumë herë vetëvrasjen. Nuk mund të jetohet me sytë hapur”, tha Knight.