/ / Receta e ditës | Petulla për iftar

Receta e ditës | Petulla për iftar

Mësoni si të përgatisni petulla të lehta dhe të shijshme për një iftar të lehtë dhe jo-ngarkues për stomakun
Përbërësit:
400gr miell
200gr djathë feta
75ml jogurt
100gr djathë i freskët
1 pluhur për pjekje
3 vezë
1 lugë e vogël krip
Udhëzimet:
1. Përzieni vezët me djathin feta.
2. Shtoni jogurtin, djathin e freskët, miellin me pluhur për pjekje dhe kripen.
3. Krejt këtë e përzieni duke fituar kështu një masë kompakte të brumit sikurse për bukën ose kiflet.
4. Masën e brumit e nxjerrim në tavolinën e përmillur dhe e hollojmë një petë me trashësi 1cm.
5. Nga peta e fituar, nxjerrim forma sipas dëshirës të cilat i fërgojmë në vaj të bollshëm derisa të marrin ngjyrë. Ju bëftë mirë!

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post