/ / ​Në Preshevë, mbetet problem mosnjohja e diplomave të UP’së

​Në Preshevë, mbetet problem mosnjohja e diplomave të UP’së

Mosnjohja e diplomave të Universiteteve të Republikës së Kosovës nga institucionet shtetërore serbe, vazhdon të mbetet ndër problemet kryesore të arsimit shqip në Luginën e Preshevës.
Përfaqësues të Komisionit për Arsim pranë Këshillit Nacional Shqiptar, kanë kërkuar disa herë zgjidhjen e këtij problemi, por deri më tani kjo çështje vazhdon të jetë e bllokuar.
Në Këshillin Nacional Shqiptar, shpresohet në trysninë ndërkombëtare, gjatë procesit të bisedimeve në Bruksel, ashtu që Serbia t'i njohë diplomat nga Republika e Kosovës për studentët e Luginës si dhe ta lejojë përdorimin e teksteve shkollore nga Republika e Kosovës.
Studentët nga Lugina e Preshevës, tradicionalisht kanë studiuar në Universitet e Kosovës, ndërkohë që bllokada e Serbisë për mosnjohje të diplomave ka detyruar ata të gjejnë alternativa në universitete të tjera të rajonit.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post