/ / Një Këshillë për të sëmurët në lidhje me vapën e këtyre ditëve.

Një Këshillë për të sëmurët në lidhje me vapën e këtyre ditëve.

Përshkak ndryshimeve të theksuara të faktorëve biometerologjike (temperatura atmosferike, shtypja e ajrit dhe lagështia e ajrit) që në këto dita nuk janë të favorshëm për shendetin tonë, ku në këtë periudhë stinore duket se kemi një verë të përshpejtuar. 
Në këto rrethana klimatike të sëmuret me sëmundje të zemrës, hipertonikët (me probleme të shtypjes së gjakut) kanë të vështirë akomodimin, për pasoj kemi përkeqësim simptomatik dhe komplikime të ndryshme, gjithashtu mundet të kemi agravim të simpomatikës tek semurët me probleme të sistemit muskulo-skeletal (reumatologjike) dhe psikik.
KESHILLA
Të shmangen qëndrimet në pikun e ditës nga ora 11:00 deri ora 16:00, qëndrimi në ambijente të fresketa, marrja e lëngjeve, kriprave dhe mineraleve përmes përdorimit të ujit, perimeve te freskëta dhe produkteve te qumështit.
Me nderime, dr L.Sadiku.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post