/ / Nga Presheva deri në Suboticë paguajnë deri 300 euro

Nga Presheva deri në Suboticë paguajnë deri 300 euro

Emigrant-04

Para valës së madhe të emigrantëve nga lindja e afërt dhe nga Afrika që ka kapluar Preshevën me të madhe, pjestarët e policisë kufitare rregullisht janë përballë me kontrabandë njerëzish në këto rajone.
Shtetasit e Sirisë, Sudanit, Marokos, Ganës dhe shteteve të tjera janë gjendur para grupeve të organizuara mirë për kontrabandë njerëzish.
Në kontrollimet policore në koridorin 10 nga Presheva deri në Leskoc disa herë janë zbuluar emigrant në kamionë mallrash po edhe në taksi vetura, qindra njerëz me pagesë maramendëse në euro janë transportuar nga Presheva deri në Suboticë, ku prej aty njerëz të organizuar mirë si “udhërrëfyes” i kanë paguar po ashtu çmime të larta për të kaluar në territorin e Hungarisë.
Në regjionin e Luginës së Preshevës ka edhe shumë raste të cilët trafikantët i marrin emigrantët duke i vozitur vetëm disa kilometra, duke i gënjyer se kanë arritur në Beograd i kanë lënë shumë afër Preshevës.
“Nga ana e policisë janë regjistruar dhjetra grupe, që janë nga 5-10 persona që merren vetëm me transportimin e emigrantëve. Ka edhe nga ata që paraqiten si organizatorë, po asnjëherë në mënyrë direkte, andaj edhe janë larg ligjit” ka thënë Boban Arizanoviq, shef i repartit në policinë kufitare kundër kontrabandaimit të migrimit ilegal, transmeton presheva.com.
Emigrant-03
Transporti zakonisht bëhet në kushte jo humane, i paguajnë secilit emigrant rreth 300 euro për person, ndërsa çmimi special është edhe për familjet me fëmij të vegjël.
Pas përforcimit të kontrollës së kufirit me Maqedoninë, emigrantët shfrytëzojnë të drejtën për të kërkuar azil në Serbi, pasi me vërtetimin që e marrin në stacionin policor në Preshevë, ajo ju mundëson që të lëvizin lirshëm në afat prej 72 orëve, andaj edhe emigrantët me autobusa, tran udhëtojnë drejt Beogradit dhe Suboticës.
Në këso situata policia nuk ka të drejtë të denoj persona që posedojnë dokumenta, edhe pse një numër i vogël i atyre kanë kërkuar azil në Serbi.
Kjo ka prishë “punën” e atyre që po merren me trafikim, por ka hap biznes me shitjen e ushqimit, bicikletave, telefonave mobil, veshjeve…
Nga Policia e Vranjës thonë se pas arrestimit të personave që merren me trafikim të njerëzve, më së shpeshti lirohen që të mbrohen në liri, dhe nëse gjykohen, pastaj nga instituti i oportunitetit paguajnë denimin me të holla dhe i kthehen përsëri zinxhirit për trafikim të njerëzve. Arsyja se denimet janë të vogla për këtë lloj vepër penale. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post