/ / Fluks i refugjatëve sirianë në Preshevë

Fluks i refugjatëve sirianë në Preshevë

Refugjatët flasin për gjendjen e rëndë në Siri, në mesin e tyre ka edhe fëmijë të gjymtuar nga bombat, të rraskapitur e të lodhur nga ecjet e gjata.
Presheva ndonëse vend i pazhvilluar, megjithatë përmes Kryqit të Kuq lokal po iu del në ndihmë refugjatëve.
Gjendja shëndetësore e refugjatëve është jo e mirë, për të përkujdesen vazhdimisht ekipet lokale të emergjencës.
Autoritetet qeveritare serbe, kanë vendos që në ambientet e ish fabrikës së Duhanit, në Preshevë, të ngritët kampi i përkohshëm i refugjatëve, ku sipas tyre do të ketë një trajtim më dinjitoz.
Ndërkohë përfaqësuesit e Këshillit të Drejtave të Njeriut në Luginë, kanë akuzuar autoritet serbe për shkelje të drejtave elementare të njeriut.
Pa marrë parasysh rrugën e gjatë, destinacion i refugjatëve mbetet Europa. Shpresa për një jetë më të sigurt sfidon ecjen e gjatë, urinë dhe maltretimet nga shteti në shtet
Autoritetet policore serbe ua mundësojnë marrjen e leje qëndrimi të përkohshëm prej 72 orëve, duke iu dhënë edhe ndihmë adekuate mjekësore dhe në ushqime. Por, fluksi i madh shkakton pritje deri në tri ditë për marrjen e leje qëndrimit.
Ahmedi, një refugjatë sirian, kishte arrit pas dy ditëve ta marrë leje qëndrimin, ai thotë se destinacion i tij është Gjermania.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post