Është lansuar trajleri i ri i versionit të ardhshëm të video-lojës “Need for Speed”.
Në promon e re për video-lojën, një numër i vozitësve dalin në rrugë për gara, por më pas ndiqen nga policët.
Njoftimi u dha në konferencën E3 2015 nga kompania “EA”.
“Need for Speed” është një prej video-lojërave më të famshme në botë.
Në versionin e ri përdoruesit mund të zhvillojnë pesë lloje të lojës: Shpejtësi, stil, karrierë, në skuadër dhe jashtëligjshëm.
“Need for Speed” lansohet më 3 nëntor dhe do të jetë në dispozicion për PC, PlayStation 4 dhe Xbox One.