/ / Dobrosini i rrethuar nga xhandarmëria

Dobrosini i rrethuar nga xhandarmëria

Raportimi se forca të xhandarmërisë së Serbisë kanë hyrë në fshatin Dobrosin, sipas zyrtarëve policor nuk ka të bëjë me asnjë aksion, përveç një lëvizje rutinë të pjesëtarëve të kësaj njësie.
Pas raportimit të portalit informativ të gazetës “Zëri” për koncentrik të shtuar të forcave të xhandarmërisë në këtë fshat si dhe patrullim, portali informativ Titulli.com ka kontaktuar zyrtarët policor, të cilët me anonimitet janë shprehur kategorikisht për ndonjë ndërhyrje, duke vlerësuar ate si një lëvizje operative të xhandarmërisë.
“Qëndrimi i pjesëtarëve të xhandarmërisë në këtë fshat është i zakonshëm dhe nuk ka pas shtuarje të numrit të tyre. Gjithashtu nuk ka pasur kontrollime nëpër shtëpi. Ishte një operacion operativ i zakonshëm. Asgjë për t’u shqetësuar banorët e këtij fshati”, është shprehur për Titullin, zyrtari i lartë i policisë së Serbisë.
Sipas banorëve, në fshatin Dobrosin të Komunës së Bujanocit situata është e qetë, me përditshmërinë e zakonshme.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post