/ / Besimtarë e Luginës falin namazin e parë të teravive

Besimtarë e Luginës falin namazin e parë të teravive

Muslimanët në të gjithë vendin kanë falur sonte namazin e parë të teravive me fillimin e muajit Ramazan.
Xhamitë e Luginës ishin të mbushura nga besimtarët, gra, burra, pleq e fëmijë, të cilët dëshironin më shumë se çdo gjë tjetër të falnin namazin e teravive. Ndoshta përveçse se adhurim, edhe si shenjë mirënjohje, respekti e parapërgatitjeje për nder të këtij muaji të madh.
Edhe në qytet ndjehej atmosfera e gëzueshme e kësaj nate, ku besimtarët takonin dhe uronin njëri-tjetrin për ardhjen e muajit të mëshirës.
Namazi i teravive nuk është diçka tjetër përpos dallim dhe respekt ndaj muajit Ramazan, në të cilin kanë ndodhur shumë ngjarje të shënuara, më e rëndësishmja prej të cilave është zbritja e Kuranit Famëlartë, në të cilin lavdërohen ata që e lexojnë dhe nëpërmjet faljes përkujtojnë këtë dhuratë që Allahu dërgoi për njerëzimin mbarë.
Ky namaz si çdo praktikë tjetër fetare bashkon radhët, zbut zemrat, lartëson mendjet, dhe dëshmon unitetin e myslimanëve në këtë muaj mëshire e faljeje.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post