Punëtorët e kompanisë Tiens Group nga Kina janë shpërblyer nga shefi i tyre miliarder me 4 ditë pushim në Francë, në nder të 20-vjetorit të themelimit të kompanisë.
Të gjithë punëtorët kanë pasur trajtim VIP, shkruan CNN.
Miliarderi ka rezervuar 4760 dhoma në 76 hotele mes Kanës e Monakos si dhe 146 autobusë për udhëtim, transmeton Koha.net.
Ky është grupi më i madh turistik që ka vizituar ndonjëherë Francën.
Grupi raportohet se ka harxhuar 15 milionë dollarë gjatë qëndrimit 4 ditor në Francë.
Ata madje kanë fituar rekordin e Guinness për formimin e fjalisë më të gjatë të formuar nga trupat e njerëzve, kur bashkë kanë formuar fjalinë “Ëndrra e Tiens është e mirë në Côte d'Azur”.
Tiens Group operon në disa fusha të ndryshme, përfshirë bioteknologjinë, turizmin dhe tregtinë.