/ / Autostrada drejt Dheut të Bardh që lidhet me Luginën, vetëm në letër

Autostrada drejt Dheut të Bardh që lidhet me Luginën, vetëm në letër

Gjilanit, qytet i cili ishte harruar nga Qeveria e Kosovës, i ishte premtuar shumëçka.
Por, “punë e kryer” për këtë qytet ishte vlerësuar autostrada që çon në drejtim të Prishtinës, e cila më pas do të lidhej edhe me komunën e Kamenicës dhe do të përfundonte te “Dheu i Bardhë” në kufi me Serbinë, me çka do të lidhej edhe Lugina e Preshevës, me pjesën tjetër të Kosovës, duke i dhënë asaj edhe karakter kombëtar, sepse do të lidhte shqiptarët.
Bile, sipas Qeverisë, është përcaktuar edhe traseja e autostradës Gjilan – Prishtinë. Mirëpo, deri më tashti, pos ndonjë projekti në letër, asgjë konkrete nuk ka ndodhur në terren.
Ndërkohë që Komuna ka nisur t’i matë hyrje-daljet në qytet, deputetët nga Gjilani në Kuvendin e Kosovës kanë nisur të interesohen se deri ku kanë mbërritur punët.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post