Në Kumanovë, në lagjen e trimave policia nuk lejon evakuimin e burrave shqiptar. Kerkojne ndihme nga OSBE-ja dhe Ambasada e SHBA-ve. Ata me orë janë të bllokuar nga policia maqedonase dhe nuk lejohen që të dalin nga kjo zonë ku nga orët e hershme të mëngjesit ka përleshje të armatosur.
Disa persona anonim nga lagjja e trimave për ZHURNAL thanë se policia lejon vetëm evakuimin e grave dhe fëmijëve, ndërsa burrat me orë janë të bllokuar dhe nuk ju lejohet që të largohen për tu evakuuar nga ky vend kritik që është shëndruar në betejë lufte.
Megjithatë, ka filluar evakuimi i grave dhe femijeve të "Lagjes së Trimave" ku janë zhvilluar përleshjet mes forcave policore dhe grupit të armatosur. Evakuimi i banorëve është në rritje e sipër, megjithatë edhe gjatë evakuimit dëgjohen të shtëna me armë zjarri.
Banorët e evakuuar priten nga ndihma e shpejtë dhe familjarë të tyre.
Ndërkohë menjëherë pas evakuimit raportohet se policia me armatim edhe më të rëndë është nisur drejt "Lagjes së Trimave".