/ / Dy shkolla të djegura në Kumanovë, të shtënat po vazhdojnë

Dy shkolla të djegura në Kumanovë, të shtënat po vazhdojnë

Përleshjet e armatosura mes policisë dhe një grupi të armatosur në Kumanovë po vazhdon, ndërsa banorët e lagjeve të prekura nga ky aksion janë duke u evakuuar.
Në të njëjtën kohë është duke u mbajtur edhe një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal atje.
AlJazeera raporton se rruga drejt këtyre dy lagjeve është e bllokuar, janë djegur dy shkolla, ndërsa, siç kanë raportuar mediat në Maqedoni, banorët, me ndihmën e policisë, janë duke u evakuuar dhe se kryesisht po shkojnë tek të afërmit e tyre.
Banorët janë duke u larguar më këmbë ndërsa ka edhe të atillë që po i transporton njësia speciale policore dhe se në përgjithësi, gjithnjë sipas mediave në Maqedoni, janë familje me fëmijë e të moshuar.
Ndërkaq, nga këto anë, siç raportohet, ende dëgjohen të shtëna rafali.
Nga distanca mund të shihet tym i zi ndërsa atje nuk po lejohet të shkojë askush përveç zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post