/ / Vranjë: Në vend që të shkoj prapa e fut në shpejtësi, bie në lumë!

Vranjë: Në vend që të shkoj prapa e fut në shpejtësi, bie në lumë!

Shoferi i veturës “Volkswagen” B.I. nga Vranja, të shtunën, në vend që të voziste prapa u nisë para, duke përfunduar në shtratin e lumit të Vranjës.
Për fat të mirë ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa vetura ka pësuar dëmtime vetëm në pjesën e përparme të parakolpit. 
“Isha duke ecur afër tregut të epërm dhe përnjëherë dëgjova një zhurmë. U ktheva dhe pash automobilin ngulitur në lumin e Vranjës. Të gjithë që panë ngjarjen ishin në shok, ndërsa kur doli shoferi nga vetura pa asnjë lëndim, njerëzit filluan të argëtohen dhe të fotografojnë. Në një moment edhe shoferit iu dukë për të qeshur pasi edhe u ngacmua se është dashtë të paguajë larjen e veturën në autolarje dhe jo këtu”, ka shpjeguar M.N., dëshmitare okulare e ngjarjes në tregun tek ura Bujkovski, raporton OK Radio.
Siç tha ajo, automobili ishte parkuar me pjesën e përparme afër lumit dhe kur pronari deshi të dilte nga parkingu, në vend që të shkonte prapa, veturën e futi në shpejtësi dhe u nisë para. 
Në lumë, “Volkswagen” kishte rënë rreth orës 15h, ndërsa nga aty është larguar me ndihmën litarëve në mbrëmjen e së shtunës.



about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post