/ / Agron Destani nga Lluçani u mbajt padrejtësishtë në burg, kërkon kompensim material

Agron Destani nga Lluçani u mbajt padrejtësishtë në burg, kërkon kompensim material

Agron Destani, nga Lluçani i Komunës së Bujanocit, kishte lënë bashkëshorten me dy fëmijë dhe nënën e sëmurë pa asnjë përkujdesje materiale dhe 3 vjet, 9 muaj e një ditë kishte qëndruar në burg. Tashti, ai është i lirë, por përafërsisht katër vite të qëndruara në burg po e mundojnë atë dhe familjen e tij.
Para pak ditësh, Agron Destani është shpallur i pafajshëm dhe ai tashti përballet me pyetjen që shpesh ia shtron vetes se a është dashur që tërë këtë kohë ai të qëndrojë në burg. Gjykata, e cila një herë e pati dënuar, tashti gjeti se nuk ka pasur asnjë provë që ai të ketë qenë kryes i veprës penale për të cilën ngarkohej.
Agron Destani tashti do të nisë një betejë tjetër, atë për të kërkuar kompensimin, ngase u vërtetua se ai padrejtësisht ishte mbajtur në burg. Agroni që rrjedh nga një familje me gjendje jo të mirë material, kishte humbur shumë me qëndrimin në burg. Sa e sa vuajtje përjetoi familja e tij, sa përpjekje u bënë që ai të dëshmojë se ishte i pafajshëm dhe ndonëse me vonesë drejtësia triumfoi.
Edhe mbrojtësi i tij, Vehbi Ismajli, pandeh se prova asnjëherë nuk ka pasur për klientin e tij, i cili bashkë me tre persona të tjerë akuzohej për vjedhje të rëndë grabitqare që pandehej se bashkë e kishin kryer në territorin e komunës së Prishtinës. Avokati Ismajli, thotë se ishte mbajtur shqyrtimi kryesor dhe iu pat shqiptuar dënimi prej 3 vjet, 9 muaj dhe një ditë, kohë kjo aq sa ky i pandehur ishte mbajtur në paraburgim.
Avokati thotë se pala mbrojtëse pati bërë ankesë në këtë vendim dhe lënda ishte kthyer në rigjykim. Agron Destani, asnjëherë nuk e kishte pranuar veprën për të cilën ngarkohej dhe prokurori, i cili në shqyrtimin e rregullt kishte hequr dorë nga shumë dispozita, në rishqyrtim pas tri seancave gjyqësore kishte hequr dorë edhe nga dy dispozitat e mbetura edhe atë pas vërejtjeve të Gjykatës së Apelit dhe pas vërtetimit të këtyre vërejtjeve në rigjykim deklaratën e palëve të dëmtuara – dëshmitarëve dhe provave të tjera, shkruan gazeta "Zëri'.
Në rishqyrtim, në deklaratat e dëshmitarëve në asnjë rast nuk është përmendur emri i të akuzuarit Agron Destani, andaj prokurori në fjalën përfundimtare kishte hequr dorë nga aktakuza për të akuzuarin Destani.
Mbrojtësi Vehbi Ismajli thotë se ka qenë i bindur në pafajësinë e klientit të tij, andaj edhe kishte bërë ankesë dhe në rishqyrtim, pas seancave të mbajtur prokurori i çështjes u bind në bazë të leximit të provave se i akuzuari, i cili ka ndenjur në paraburgim për një kohë të gjatë nuk është fajtor dhe me asnjë provë nuk është vërtetuar se i njëjti ka qenë fajtor.
Doli se Agron Destani nuk ka kryer veprat për të cilat ishte akuzuar dhe ai u shpall i pafajshëm. “Në Kosovë, megjithatë, ka drejtësi dhe në këtë rast edhe pse u vonua drejtësia doli në shesh pas pesë vjetëve”, thotë avokati i njohur gjilanas, Vehbi Ismajli.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post