Policë të vendeve të BE-së janë hasur dy ditë më parë në pikën kufitare Tabanoc midis Maqedonisë dhe Serbisë.
Siç shkruan INA, fotografitë janë bërë disa metra lag pikës kufitare të Maqedonisë nga ana e lexuesve të saj, dhe se shihen dy pjesëtarë të policisë evropiane.
Uniformat e tyre supozohet se i takojnë policëve gjerman ose atyre austriak dhe se nuk bëhet e ditur akoma se prania e tyre a është e ngjajshme me praninë e policëve të vendeve të BE-së në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë për parandalimin e fluksit të emigrantëve shqiptarë nga Kosova.
Autoritetet kufitare të Maqedonisë nuk kanë bërë publike se a është e mundur një prani e tillë policore dhe se çfarë janë dy policët evropian që qëndrojnë në pikën kufitare të Tabanocit midis Maqedonisë dhe Serbisë.