/ / Në kufirin e Preshevës, doganierët në çantë dore gjejnë 92.400 euro

Në kufirin e Preshevës, doganierët në çantë dore gjejnë 92.400 euro

Në vendkalimin kufitar të Preshevës doganierët kanë zbuluar më shumë se 90.000 euro kesh në një çantë dore për femra, për të cilën nuk ka pasë dokument për prejardhjen e tyre, ku janë konfiskuar më shumë se 70.000 euro, njofton dogana.
Të hollat janë gjetur gjatë kontrollimit të detajuar të një veture tip “Huyndai”, me targa të Turqisë, që po udhëtonin një çift nga Turqia nëpërmjet Maqedonisë drejt Holandës.
Ata për 92.400 eurot nuk kanë poseduar asnjë dokument për prejardhjen e të hollave, duke i fshehur në çantë dore për grim, që gjenden në ulësen e pasme të veturës me plot gjëra të tjera të përziera.
Të dy udhëtarëve iu janë kthyer nga 10.000 euro, ndërsa pjesa tjetër prej 72.400 janë mbajtur, thuhet në njoftim.
Shuma mbi 10.000 euro është e lejuar të hyhet po dilet nga Serbia.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post