/ / “Heba” largon 33 punëtorë, paralajmërohet grevë. Kompania preshevare afër blerjes?

“Heba” largon 33 punëtorë, paralajmërohet grevë. Kompania preshevare afër blerjes?

Kompania për prodhimin e ujit natyral, mineral dhe pijeve të gazuara, “Heba” nga Bujanoci, javën e kaluar ka nisur procedurën për largimin nga puna të 33 punëtorëve, si tepricë teknologjike.
Të pakënaqur me këtë vendim, 33 punëtorët, pas negociatave në mes të pronarëve dhe punëdhënësve të “Heba-s” nga njëra anë dhe përfaqësuesve të tre sindikatave në anë tjetër, të cilat nuk kanë dhënë rezultate, kanë paralajmëruar grevë për ditën e mërkurë, 29 prill, duke zgjatur një orë, me fillim nga ora 13h. 
Greva paralajmëruese, sipas kumtesës së anëtarëve të grevës, ka për qëllim, pezullimin dhe  parandalimin e largimit nga puna të 33 punëtorëve, duke ndërprerë shpalljen e tepricës teknologjike të tyre. 
Gjithashtu, si kërkesë e dytë është parashtruar anulimi vullnetar i kontratës së punës nga ana e të punësuarve, ndërprerja e marrëveshjes së punësimit  si dhe pagesa e dëmshpërblimit në shumën me të cilën bien dakord me sindikatat, thuhet në kumtesë, transmeton Titulli.com. 
Anëtarët e Këshillit grevistë, Stojan Trojanoviq, Saviq Goran dhe Veljkoviq Blagoje, ndër të tjera në këtë dokument theksojnë se Këshilli grevistë do të punojë në hapësirat zyrtare të “Heba-s” në Bujanoc, në zonën industriale. 

Çka po qëndron pas grevës në “Heba” të Bujanocit? 
Fabrika për prodhimin e ujit të gazuar dhe pijeve joalkoolike, është privatizuar në vitin 2009, ndërsa pronar me 100 përqind është kompania “Nektar” nga Backa Palanka me pronar Sllobodan Radun.
“Heba”, deri para një jave kishte 169 punëtor, ndërsa 33 punëtorët që tashmë po protestojnë së bashku me familjet e tyre për largim nga puna, paralajmërojnë se pronari i “Hebë-s” po planifikon që muajin e ardhshëm të largojë edhe 35 punëtorë të tjerë, raporton Titulli.com.
Të pyetur se për çfarë arsye po lëshohen nga puna, punëtorët në fazën e largimit, thonë se “kjo po bëhet  pasi kompania “Fluidi” nga Presheva ka shprehë interesimin për blerjen e “Hebë-s” për 25 milionë euro”.
Mirëpo, kushti kryesor i kompanisë preshevare, gjithnjë sipas grevistëve, është që fabrika të mos ketë më shumë se 100 punëtorë.
Ven theksuar se nga numri i përgjithshëm prej 169 të punësuarve në “Heba”, vetëm 4 janë shqiptar, njëri prej të cilëve është në listën prej 33 punëtorëve për largim nga puna si tepricë teknologjike.
“Heba” është komapani e mirënjohur jo vetëm në Serbi, por edhe në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
E njohur për nga kualiteti i ujit natyror mineral dhe të shëndetshëm, në vitin 1976 u ndërtua edhe fabrika e parë “Heba” për ambalazhimin e ujit. /Titulli.com/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post