Një video tronditëse e një bande femrash që kapin një burrë në një stacion autobusi dhe e fusin në makinë po bën xhiro në internet.
Pamjet e kamerës së sigurisë tregojnë burrin që po priste në një rrugë të shkretuar, kur mbërrin makina me grupin e femrave.
Njëra prej tyre ulën xhamin dhe flet më të para se ajo dhe dy të tjerat të dalin nga makina dhe e fusin me dhunë brenda.
Sipas medieve lokale, policia po heton mbi një pengmarrje të mundshme, që ndodhi në qytetin Kutaisi në perëndimit të Gjeorgjisë, raporton "The Mirror".
Pasi historia u bë publike, u publikua dhe një tjetër video e regjistruar nga një kamera e dytë sigurie.
Që prej publikimit të lajmit, videoja ka marrë mijëra “share”, por shumë njerëz ngrenë dyshimin për një rreng.
Shumë komentues thonë se bëhet fjalë për një reklamë pasi në fund të videos, burri që u mor “peng” shfaqet duke vrapuar pa pantallona.