/ / Ja si e diskriminojnë anglezët një francez me ngjyrë (Video)

Ja si e diskriminojnë anglezët një francez me ngjyrë (Video)

Një video raciste është xhiruar së fundmi që tregon disa tifozë të skuadrës Chelsea duke shtyrë një njeri me ngjyrë, teksa ky i fundit përpiqej që të hipte në tren. Mbështetësit e skuadrës angleze të futbollit u filmuan teksa diskriminonin burrin në stacionin Richelieu-Drouot në metronë e Parisit natën që shkoi.
Videoja tregon një grup burrash të bardhë që refuzojnë dhe pengojnë burrin me ngjyrë që të hipë në tren, pavarësisht hapësirës së mjaftueshme në të. Burri nervozohet dhe iu kërkon tifozëve që ta lënë të hipë, por grupi bllokon derën dhe e shtyn atë jashtë, në momentin kur ai përpiqet për herë të dytë të hipë në tren.
Një tjetër pasagjer me ngjyrë largohet nga treni, pasi grupi fillon të brohorasë: "Ne jemi racist, ne jemi racist, dhe kjo është mënyra se si na pëlqen”. Gjithashtu ata thërrasin duke u drejtuar nga pasagjerët francezë: "Ku ishit ju në Luftën e Dytë Botërore".
Chelsea ka 22 lojtarë me ngjyrë ose të huaj pjesë të ekipit të parë. Skuadra luante me Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve mbrëmë. Klubi i skuadrës mbështeti kallëzimin penal për ata që u përfshinë në këtë incident. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post