/ / TK mbi 2 milion euro për Luginë, kryesisht në infrastrukturë

TK mbi 2 milion euro për Luginë, kryesisht në infrastrukturë

Seanca e presidencës së Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është zhvilluar sot në Beograd në Pallatin e Serbisë.
Në mbledhjen e presidencës, ndër të tjera është aprovuar raporti mbi aktivitetet e Trupit Koordinues (TK), për realizimin e buxhetit për vitin 2014, rreth shpërndarjes së mjeteve transferuese për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin 2015, si dhe programin për kohën e shfrytëzimit të mjeteve të Shërbimit të Trupit Koordinues.
Me këtë rast TK ka ndarë fondet transferuese nga buxheti për vitin 2015 me shumë totale prej 248 milion e 600 mijë dinarë (rreth 2.05 milion euro).
Nga kjo shumë 44.13 për qind i kanë takuar Bujanocit, që në mjete është 109.707.180 dinarë, Presheva 42.11 për qind apo 104.685.460 dinarë dhe Medvegja 13.75 për qind ose 34.207.360 dinarë.
“Këtë seancë e filluam me mbledhjen e rezultateve të vitit të kaluar punues me të cilat Trupi Koordinues mund të ndjehet i kënaqur. Në vitin 2015, përveç punëve të zakonshme, do të jemi të orientuar që të fillojë me punë materniteti jashtëspitalor në Preshevë dhe përfundimin e punimeve në ndërtimin e ndërtesës për paralelen e Fakultetit Ekonomik”, ka thënë kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, thuhet në kumtesën e TK-së, transmeton Titulli.com.
Ai ka nënvizuar se njëri prej prioriteteve do të jetë vazhdimi i bisedimeve mes shtetit dhe liderëve politik shqiptar për pikat të cilat Qeveria i ka aprovuar përmes raportit, mirëpo, siç ka thënë, ato do të zhvillohen pa kushtëzime.
“Gjithashtu këtë vit do të fokusohemi edhe në projektet lidhur me zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturën rrugore. Në këtë drejtim viti ka filluar me vizitën e delegacionit të lartë të cilën e udhëhoqi ministri i ekonomisë”, thotë Stankoviq.
Kryetari i Trupit Koordinues ka theksuar se edhe këtë vit pret një bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit e vetëqeverisjeve lokale, si dhe të gjithë subjektet tjera relevante në këto komuna.
Në këtë mbledhje, përveç kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, kanë marrë pjesë edhe nënkryetarët Nagip Arifi, njëherit kryetar i Komunës së Bujanocit, Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, Dragisha Petroviq, kryetar i Komunës së Medvegjës, kryetarët e Kuvendeve të Komunës së Preshevës dhe Medvegjës dhe deputeti popullor, Nenad Mitroviq.
Në cilësin e vëzhguesve, në mbledhjen e presidencës kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Misioni i OSBE-së dhe ambasada e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Titulli.com, kumtesën e Trupit Koordinues.
Në këtë kumtesë ndër të tjera thuhet se “edhe pse ishin të ftuar në këtë mbledhje, nuk kanë marrë pjesë deputetët popullor Riza Halimi dhe Shaip Kamberi”.
Titulli ka mësuar se në këtë seancë nuk ka marrë pjesë as kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu,  i cili ka zgjedhur të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc./Titulli.com/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post