/ / Lugina në aksion për të ndihmuar Shqipërinë, “Bashkë solidarë”

Lugina në aksion për të ndihmuar Shqipërinë, “Bashkë solidarë”

Studentë dhe të rinj shqiptar nga Presheva e Bujanoci kanë ndërmarrë aksion për të grumbulluar ndihma për familjet e përmbytura në Jug të Shqipërisë.
Kjo nismë e të rinjve nga Presheva e Bujanoci, me moton “Bashkë solidarë”, ka për qëllim ndihmën familjeve të përmbytura nga vërshimet e ujit, që ndodhën ditë më parë në Jug të Republikës së Shqipërisë.
Kësaj nisme u janë bashkuar edhe aktivistë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, OJQ “Nënat” dhe afaristë të ndryshëm nga Lugina e Preshevës. 
“Duke bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Preshevës e Bujanocit për solidarizim me bashkëkombësit tanë në Shqipëri, ftojmë edhe organizatat tjera joqeveritare në Luginë të Preshevës të bëhen pjesë e aktivitetit në fjalë. Grumbullimi i ndihmave ushqimore, bëhet çdo ditë të javës në vijim, (E hënë deri të premten, 8-13 shkurt, në qytetin e Preshevës dhe Bujanocit)”, thuhet në njoftimin e organizatorëve dërguar portalit informativ Titulli.com. 
“Të gjithë të interesuarit le të kontaktojnë koordinatorët e aktivitetit në Preshevë e Bujanoc, Altin Boriqi në telefonin 063 17 67 290 ose ndihmat mund të dërgohen edhe drejtpërdrejtë në zyrat e KDNJ-së në Preshevë, OJQ “Nënat”-Preshevë, Kaffe “Kombinati”-Preshevë, Rtv “Spektri”-Bujanoc, dhe “RodonPub”-Bujanoc”, shpjegohet në njoftimin e ndërmarrësve të kësaj nisme.
Organizatorët e ndihmës për Shqipërinë sqarojnë se të gjitha ndihmat e dhëna duhet të jenë vetëm produkte ushqimore. Transporti i tyre bëhet të premten pranë shërbimit social në Tiranë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post