/ Undifined / 600.000 euro për ruajtjen e lapidarit mbi Lluçan

600.000 euro për ruajtjen e lapidarit mbi Lluçan

Sigurimi i lapidarit i cili me iniciativën e gjeneralit Bratisllav Dikiç është ngritur mbi fshatin Lluçan të Bujanocit, për nder të policëve serb të vrarë, deri më tash Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sërbisë, MPB-së i ka kushtuar më shumë se 600.000 euro.
Sipas gazetës serbe “Blic”, gjenderali Dikiç ka vënë roje 24 orë, në sigurimin e lapidarit janë të angazhuar pjestarët e batalionit të 5 të xhandarmërisë, edhe atë në grupe nga 9 xhandarë, transmeton BujnaociNet. Sipas po të njetës gazetë, ata, dit e nat bëjnë rojë, detura kryesore e të cilëve është, siguria e këtij lapidari, i cili është ngritur në vitin 2012, në trekëndëshin e fshtrave shqiptarë, Dobrosin, Lluçan dhe Konçul. Çdo ditë për ruajtjen e lapidarit janë të angazhuar tri ndërrime nga 9 xhandar, dhe një udhëheqës. Sipas kësaj matematike brenda një muaji janë të angazhuar 28 polic, të cilëve për këtë iu paguhen mëditjet, përderi sa shpenzimet tjera, ushqimi dhe derivatet janë shpenzime shtesë, dhe e gjith kjo shkon nën mbulimin e MPB-së. Siç e ka llogaritur Blic, për 28 polic të angazhuar, për të cilët brenda 1 muaji paguhen 32 mëditje, (për shkak të ndërrimeve që përputhen), shpenzimet mujore arrijnë në 896 mëditje, të cilat mujore janë rreth 2.558 dinarë, çka nënkupton se gjithsej arrinë shumën 2.292.000 dinarë.

Shpenzimet e derivateve për dy automjete të blinduara me të cilat policët çdo ditë kalojnë nga 32 kilometra arrijnë shpenzimet në 94.380 dinarë, për 660 litra dizel. Kësja i shtohen edhe 3.000 dinarë për derivate për kontrollën mujore, prej të cilave janë 5 të tilla. Të gjitha këto shpenzimet kanë edhe shpenzimet e ushqimit për policët e angazhuar në restauranitn e objektit të xhandarmërisë, ku çdo ditë shpenzohet nga 900 dinarë, ndërsa shpeznimet mujore arrijnë 806.400 dinarë. Për një muaj, për mëditje, derivate dhe ushqim policia shpenzon 3.205.000 dinarë, ndërsa në nivel vjetorë kjo shumë arrinë në 336.000 euro. Për gjithsej 25 muaj për sigurimin e këtij lapidari janë shpenzuar mbi 600.000 euro. Që ky apsurd të jetë edhe më i madhë, shumica e të rënëve, të cilët emrat i kanë të shkruar në këtë pllakë përkujtimore, emrat e të njejtëve figurojnë edhe në lapidarin e ngritur kohë më parë në qendër të Vranjës, ku i vizitojnë të afërmit e tyre. Vlenë të theksohet se gjatë punimeve të këtij lapidari, punëtorët kanë gjetur punime arkeologjike, dhe ky rast iu është bërë i ditur edhe Muzeut të Leskocit. Pas kësaj është dhënë urdhër që menjëherë të ndërpriten punimet dhe kjo iu është bërë e ditur edhe gjeneralit Bratisllav Dikiç, i cili atëkohë e ka udhëhequr Xhandarmërinë, ndërsa tash është këshilltarë i drejtorit të policisë Millorad Veljoviç. Edhe përkundër sqarimit për gjetjen e punimevë të rëndësishme arkeologjike nga periudha e rimnjanëve, Dikiç ka urdhëruar që punët të vazhdojnë, dhe se gjetjet erkeologjike të mbulohen.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post