Hudhra shpesh është cilësuar si një perime e cila ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë, por për shkak të aromës që atë e karakterizon e bën dhe jo shumë të përdorshme nga ne.
Ne nuk e dimë se alicina që posedon atë aromë të veçantë ju dhuron shëndet.
Sipas studimeve rezulton se hudhra posedon shumë antioksidues, ndikon mirë në sistemin imun, përmirëson gjakrrjedhjen, ul kolesterolin, e të gjitha kështu shkaku i kësaj substance.
Alicina është një substancë kimike që për një kohë të gjatë konsiderohet shkaku i efektit të vet kundër baktereve dhe kërpudhave.
Prandaj edhe besohet që ndikon kundër virozës dhe ftohjeve, kundër molekulave të dëmshme dhe radikalëve të lirë, bllokon qelizat kancerogjene dhe ndikon mirë në ripërtëritjen e ADN-së.