/ / Tetë kamionetat, donacion i popullit japonez më në fund i mbeten komunës së Bujanocit

Tetë kamionetat, donacion i popullit japonez më në fund i mbeten komunës së Bujanocit

Sektori për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme pranë Zyrës Lokale për zhvillim Ekonomik të komunës së Bujanocit ka përfunduar sot procedurat e doganimit të tetë kamionetave, donacion ky i qeverisë së Japonisë.
Donacioni në vlerë prej 45.000 euro, i cili përfshinte tetë kamioneta dhe disa pajisje përcjellëse i’u ishte dhuruar komunës së Bujanocit qysh në vitin 2009, por për shkak të neglizhencës së përbërjes së kaluar të pushtetit lokal kishte mbetur pa doganuar. Si rrjedhojë, përveç mos përdorimit të kamionetav, komuna e Bujanocit  për mos realizimin e doganimit ishte dënuar në shkallën e parë nga ana e Gjykatës Themelore në Surdulicë me 1.200.000 dinarë dhe kishte marë vendimin për konfiskimin e këtij donacioni.
Por, pas një pune intenzive disa mujore sektori për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme pranë ZLZHE-së arriti që me sukses ta përmbyll doganimin e kamionetave, andaj ato tash e tutje mund të jenë në shërbim të institucioneve të ndryshme  të komunës së Bujanocit.
Sektori për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme pa modesti potencon se në këtë rrugë të mundimshme është dashur të shfrytëzohen edhe lidhjet private vetëm se të arrihet qëllimi i doganimit, i cili përveç shfrytëzimit të pajisjeve komunën e Bujanocit e shpëton edhe nga pagesa e gjobës prej 1.2 milionë dinarëve, e që në këtë kohë për taksa paguesit do të ishte një hendikep i madh dhe i është shmangur konfiskimit të donacionit japonez.
Ky sektor vlerëson se përkujdesja ndaj pronës shoqërore si ndaj donacioneve nga organizatat e huaja është një shembull që duhet ndjekur edhe segmentët tjerë të ndërmarrjeve publike ngase vetëm kështu mund të ruhet dhe të avancohet prona e cila është të dobi në gjithëmbarshme të qytetarëve.
Edhe pse kanë pësuar disa amortizime për shkak se gati gjashtë vite ishin të “ strehuara “ në depo, përveç se do t’i hyjnë në funksion ndërmarrjeve publike , tetë  kamionetat do të shërbejnë për nevojat edhe të shkollave, çerdheve si dhe institucioneve tjera pasi dallohen për nga natyra e tyre  mjaft praktike.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post