/ / Një biletë për Beograd "aman"!

Një biletë për Beograd "aman"!

Numri i madh i kosovarëve që po marrin rrugën e migrimit në Perëndim ka bërë që të pritet me ditë të tëra për të siguruar një biletë autobusi për Beograd.
Biletat janë shitur. Para të premtes biletë për Beograd nuk ka. Kjo është përgjigja që marrin në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë kosovarët e interesuar për të udhëtuar deri në kryeqytetin serb, që është destinacioni i parë në rrugën e migrimit për në Perëndim, të cilën po e mësyjnë mijëra kosovarë, transmeton Klan Kosova.
Përgjegjësi i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë thotë se interesimi i tillë i madh është tash një muaj, kurse sipas tij janë katër kompani transportuese që mbajnë linjat për Beograd.
Një biletë e autobusit deri në Beograd kushton 16 euro. Ndërkohë, koha.net transmeton se interesimi i madh për bileta ka bërë që drejtuesit e kompanive të trefishojnë çmimin e biletave, të cilat i shesin jashtë sporteleve.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post