/ / RTV "Presheva" dorëzon lajmet e 28 nëntorit me kërkesë të prokurorit në Vranjë

RTV "Presheva" dorëzon lajmet e 28 nëntorit me kërkesë të prokurorit në Vranjë

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka nisur hetimet mbi ngjarjet e 28 nëntorit. Kështu me urdhër të prokurorit në Vranjë , RTV "Presheva" i është kërkuar dorëzimi i lajmeve të transmetuara gjatë festë së flamurit, njofton ky medium publik në Preshevë.
Me urdhër të prokurorit në Vranjë dhe për mes kërkesës gojore policia në Preshevë , ka kërkuar që edicioni i lajmeve të datës 28 nëntor ti dorëzohet ministrisë së punëve të brendshme.
Pas kësaj kërkese kryeredaktori i RTV Preshevës, Hasan Hasani ka dorëzuar dje në polici kopjen e edicionit të lajmeve.
‘’Pasi kemi  marrë urdhrin gojor nga policia për ti vënë në dispozicion edicionin e lajmeve të datës 28 nëntor , ne me këtë rast  kemi evidentuar materialin në arkivin tonë , duke kërkuar nga policia edhe vërtetimin mbi urdhrin e dhënë për të dërguar në polici edicionin e lajmeve”, është shprehur Hasani. 
Ndërkaq pas protokollimit të materialit RTV "Presheva" ka kërkuar edhe vërtetimin mbi dorëzimin e materialit nga ana e policisë ku thuhet se edicioni i lajmeve ka të bëjë me aktivitete e festës së 28 nëntorit. 
Sipas Hasan Hasanit kjo është hera e parë që ministria e punëve të brendshme me urdhër të prokurorit në Vranjë kërkon edicionin  e lajmeve në RTV “Presheva”. 
“Nuk dua të paragjykoj pasi në si medium kemi obligim ligjor që edhe personave fizik tu afrojmë materialet e transmetuara që janë publike”, tha Hasani. 
Prokuroria pas këtij materiali do të bëjë hetimet me rastin e festës së 28 nëntorit./rtvpresheva/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post