Në qytetin e Durrësit, një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme, pas një konflikti mes dy nxënësve për një femër. Kjo e fundit ka qënë moll sherri për ta, ndërsa i plagosuri mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu kanë arritur që të identifikojnë autorin dhe ta vënë në pranga. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së mesme “Naim Frashëri”, transmeton albeu. I plagosuri M. Bregu, 16 vjeç dhe autori i identifikuar si Mariglen Malçi, 18 vjeç, janë konfliktuar mes tyre, duke çuar në përdorimin e thikës. Policia ka nisur hetimet, ndërsa po merren dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm në konfliktin në fjalë.